Olluri ironizion me deputetin Avdylin: Ky alamet burri i plotësonte të gjitha kriteret për ministër
Gazetari Parim Olluri ka reaguar pas emërimit të Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
Olluri është tallur me deputetin e GUXO, Haxhi Avdyli, që kishte qëllime të bëhet ministër i këtij dikasteri.
Olluri ka renditur disa elemente të cilat Avdyli i posedon.
“Ky alamet burri i plotesonte te gjitha kriteret per minister te Shendetesise. Por, nuk po çmohen vlerat ne kete shoqni.”, ka ironizuar Olluri.
Tashmë rrjetet sociale janë mbushur me reagime për emërimin e Arben Vitisë në pozitën e ministrit të Shëndetësisë.
“Kravate- Po Jelek-Po Syza-Po Kemishe te Bardhe-Po Kat i teshave-Po Deshire te flakte per minister: 1 milion here Po Ky alamet burri i plotesonte te gjitha kriteret per minister te Shendetesise. Por, nuk po çmohen vlerat ne kete shoqni. Qendro vertikalisht miku im, Haxhi”, ka shkurar Olluri në Facebook.
Për të lexuar më shumë ftoheni të klikoni KËTU.
