Një veturë Tesla shpërthen afër hotelit “Trump” në Las Vegas, një i vdekur - NACIONALE

Një veturë Tesla shpërthen afër hotelit “Trump” në Las Vegas, një i vdekur

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një person vdiq dhe shtatë të tjerë u lënduan, pasi një veturë elektrike e prodhuesit Tesla, e mbushur me fishekzjarrë, shpërtheu afër hotelit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, në Las Vegas të mërkurën. Zyrtarët thanë se po i hetonin motivet e mundshme të incidentit.

Policia në Las Vegas tha se një person vdiq brenda automjetit, në të cilin kishte edhe bombola karburanti, ndërsa shtatë njerëz, që ndodheshin afër vendit të ngjarjes, pësuan lëndime të lehta, raporton gazeta “The Guardian”.

“Ky është automjet Tesla dhe ne e dimë se Elon Musku është duke punuar me presidentin e zgjedhur Trump, dhe është Kulla e Trumpit” – tha komandanti i policisë lokale, Kevin McMahill, kur gazetarët e pyetën për lidhjet e mundshme politike.

“Pra, qartazi ka gjëra për t’u shqetësuar dhe kjo është diçka në të cilën ne do të vazhdojmë të shikojmë” – shtoi zyrtari policor.

Sipas tij, autoritetet e dinë identitetin e personit që e kishte marrë me qira veturën në Kolorado, por nuk do ta publikonin emrin e tij derisa hetuesit të përcaktonin se bëhet fjalë për personin e njëjtë që ka vdekur.

Lajme të ngjashme