Një raketë iraniane bie në Haifa të Izraelit: Dy të plagsour, një në gjendje serioze
Dy persona u plagosën, përfshirë një adoleshent në gjendje serioze, nga një raketë balistike iraniane që ra në Haifa të Izraelit, thanë mjekët.
Shërbimi emergjent “Magen David Adom” tha se është duke trajtuar një djalë 16-vjeçar në gjendje serioze dhe një 54-vjeçar me lëndime mesatare.
Të dy personat u lënduan nga copëzat e predhave, raporton gazeta “The Times of Israel”.
Mjekët janë duke bërë kërkime në zona të tjera të prekura në pjesët qendrore dhe jugore të vendit.
Ushtria izraelite tha se rreth 25 raketa balistike u hodhën nga Irani drejt Izraelit në sulmin më të ri.
Ndërkohë ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, i quajti krime lufte sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore, duke folur në selinë e OKB-së në Gjenevë, para bisedimeve me disa homologë evropianë në qytetin zviceran.
אחת מזירות הנפילה בצפון | תיעוד >>>https://t.co/xuU14jJYSE pic.twitter.com/nQK3TZK0wQ
— כאן חדשות (@kann_news) June 20, 2025