Nis gjyqi ndaj Millorad Gjokoviqit, të dyshuarit për masakrën e Ozdrimit ku u vranë 19 civil
Këtë të martë ka filluar procesi gjyqësor ndaj Millorad Gjokoviq. Gjokoviq, i takon nacionalitetit serb e është i arrestuar si i dyshuar për masakrën e ndodhur në fshatin Ozdrim të Pejës më 1999.
Sipas aktakuzës i dyshuari nga janari 1998 deri më 21 qershor 1999, në fshatin Ozdrim të Komunës së Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe me datë 07.05.1999 fillimisht e rrethuan fshatin Ozdrim, e pastaj filluan një ofensive ushtarako-policore duke shtënë me armë në drejtim të popullsisë civile me ç ‘rast u vranë 19 civilë të nacionalitetit shqiptarë, raporton Klankosova.tv.
Sot do të ipen fjalet hyrëse nga të dyja palet, Prokuroria Speciale dhe avokatët e palës së akuzuar.
Këta të fundit ashtu si edhe vet i dyshuari kanë mohuar se ai ka qenë i përfshirë në masakrën e Ozdrimes.
Megjithatë, nga Prokuroria Speciale deklaruan se kanë gjetur dëshmitar e prova të cilat në fund do ta shpallin fajtor Gjokoviqin për krime lufte.