Nikaj i PDK-së: S'kam takuar asnjë qytetar i cili nuk ka pas fjalë superlative për Bedri Hamzën
Bernard Nikaj nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka deklaruar se shumica e propozimeve të Bedri Hamzës për përmirësimin e Kosovës adresojnë problemet aktuale me të cilat përballet qytetari i Republikës.
Sipas Nikajt, qytetarët që ai ka takuar shprehin mendime shumë pozitive për Hamzën, duke e vlerësuar atë në terma superlativë.
Nikaj gjithashtu theksoi se PDK ka paraqitur një listë kandidatësh të përgatitur dhe kompetentë, që mund të sjellin një ndryshim pozitiv.
"Një qeverisje stabile është e nevojshme që të kemi progres. Një listë përplotë me njerëz kompetentë e profesionistë mund ta ofrojë një besim që është i mundur të bëhet”
Deri më sot nuk kam takuar asnjë qytetar i cili nuk ka pas fjalë superlative për z.Hamza, për kompetencën e tij, profesionalizmin e tij dhe për atë që z.Hamza e ka dëshmuar për qeverisjen”, deklaroi Nikaj në emisionin "Pressing" në T7.