Nesër zbarkon në Kosovë ministri i jashtëm çek, pritet diskutimi për vizat
Vjosa Osmani pas rikthimit në Kosovë, qysh nesër do të ketë një takim të rëndësishëm.
Presidentja do ta mirëpres ministrin e jashtëm çek, Jan Lipavský. Takimi respektiv pritet të fillojë rreth orës 12:00.
Aty pritet të diskutohet çështja e vizave për Kosovën, çështje kjo e cila ka zënë vend në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Evropian që do të mbahet me datën 13 të muajit të ardhshëm, ndërsa kujtojmë faktin se Çekia udhëheqë me presidencën evropiane.
“Në orën 12:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
