Nancy Pelosi nis turneun në Azi, nuk përmendet Tajvani - NACIONALE

Nancy Pelosi nis turneun në Azi, nuk përmendet Tajvani

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi, ka nisur një turne në Singapor, Malajzi, Kore të Jugut dhe Japoni, por nga zyra e saj nuk është përmendur ndonjë vizitë e mundshme në Tajvan.

Kohët e fundit ka pasur spekulime intensive se ajo mund ta vizitojë edhe ishullin e pretenduar nga Kina, e cila ka paralajmëruar “pasoja të rënda”, nëse realizohet një vizitë e tillë.

Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet të bëhet pjesë e vendit. Me Pekinin që nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për ta arritur këtë në të ardhmen.

E pas një vizite të papritur nga gjashtë ligjvënes amerikanë në prill, zyrtarët kinezë kanë shprehur zemërim për atë që ata e shohin si angazhim diplomatik në rritje midis Taipeit dhe Uashingtonit. Pasi ShBA ka lidhje zyrtare diplomatike me Kinën dhe jo me Tajvanin – vend që për 25 vjet nuk është vizituar nga asnjë zyrtar i lartë amerikan.

Pelosi ka qenë prej kohësh një kritike e zëshme e udhëheqjes kineze, duke denoncuar atë për abuzim me të drejtat e njeriut.

Lajme të ngjashme