Nagavci: Nuk ka kuptim për ndërpreje të plotë të punës nga SBASHK-u kur qeveria ka ofruar zgjidhje - NACIONALE

Nagavci: Nuk ka kuptim për ndërpreje të plotë të punës nga SBASHK-u kur qeveria ka ofruar zgjidhje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reguar edhe njeherë për grevën në arsim.

Nagavci theksoi se është viti i tretë radhazi që java e dytë e shtatorit i gjen nxënësit në shtëpi. Kjo ka reyultuar më hukbjën e 580 mijë orëve të mësimit në 7 ditët e grevës

“Në dy vitet e kaluara kjo ndodhi për shkak të pandemisë, e cila çrregulloi edhe procesin edukativo-arsimor, duke shkaktuar humbje të mëdha mësimore. Ndërkaq, këtë vit vonesa po ndodhë për arsye që lehtësisht kanë mundur të shmangen, e që kanë rezultuar me humbjen e rreth 580 mijë orëve të mësimit në 7 ditët e grevës së organizuar nga BSPK dhe SBAShK”,tha Nagavci.

Ministrja tha se greva në formë të ndërprerjes së plotë të punës behët vetëm në raste të jashtzakonshmë, e jo kur qeveria ka nderrmarur disa hapa për të ofruar zgjedhje.

“Greva, në formë të ndërprerjes së plotë të punës dhe pa kufizim kohor, është hap ekstrem që ndërmerret vetëm në raste të jashtëzakonshme dhe nuk ka kurrfarë arsyeshmërie në kushtet kur Qeveria ka bërë disa hapa dhe ka ndërmarrë vendime të dinjitetshme për adresimin e kërkesave të parashtruara nga sindikatat”,theksoi Nagavci.

Ministrja tha se kalendarin shkollor e nxjerrë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e jo sindikatat dhe kësisoj duhet t’i përmbahen edhe mësimdhënësit, nxënësit e prindërit.

“Paralajmërimet për kushtëzimin e dialogut të mëtutjeshëm, si dhe ato për moszëvendësimin e orëve të humbura, vetëm sa e ndërlikojnë situatën. Me këtë rast, më duhet të rikujtoj se Kalendarin shkollor e nxjerrë MAShTI, e jo sindikatat, ndërsa të njëjtit duhet t’i përmbahen si mësimdhënësit, ashtu edhe nxënësit dhe prindërit”,shtoi ajo.

Ministrja Nagavci shtoj se arsimi në radhë të parë është çështje e përmbajtjes dhe cilësisë, për të cilën është obligim të punojnë të gjithë bashkë dhe të sigurohet një e ardhme e mirë për fëmijët.

Lajme të ngjashme