Mustafa kërkon largimin nga politika të figurave që "mbajnë vendin në tension përçarje dhe paaftës"
Rrustem Mustafa, i njohur si komandant Remi, ka bërë thirrje për ndryshim politik dhe për largimin nga skena publike të atyre që, sipas tij, po e mbajnë Kosovën në tension dhe përçarje.
Mustafa tha se vendi ka nevojë për stabilitet, institucione funksionale dhe orientim drejt zhvillimit.
"Kosova ka nevojë për normalitet institucione funksionale dhe bashkim në ndërtim e integrim. Duhet ti largojmë nga politika ata që mbajnë vendin në tension përçarje dhe paaftësi."
Ai shtoi se qytetarët meritojnë një qasje tjetër politike, të bazuar në përgjegjësi dhe stabilitet.
"Është koha për përgjegjësi stabilitet dhe shtet që ecën përpara. Ne jemi gati për ndryshimin që meriton çdo qytetar."