Musliu dënon ashpër gjuhen fyese ndaj Vlora Çitakut: Ne nuk tërhiqemi dhe nuk frikësohemi - NACIONALE

Musliu dënon ashpër gjuhen fyese ndaj Vlora Çitakut: Ne nuk tërhiqemi dhe nuk frikësohemi

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka dënuar ashpër gjuhen skandaloze të deputetit të VV-së, Fatos Geci, ndaj nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku.

Ajo ka bërë me dije se kushdo që mendon se mund të heshtë zërin e grave me gjuëh fyese e kërcënuese gabon rëndë.

Në profilin e saj në Faceboo, Musliu ka shkruar se zëri i tyre do të bëhet gjithnjë e më i fort.

“Sa herë më kanë ofenduar, më kanë paragjykuar, bullizuar e më kanë kërcënuar, asnjëherë nuk jam viktimizuar dhe nuk kam kërkuar mbështetje apo mbrojtje nga askush. Ama kam reaguar fuqishëm dhe me zë të lartë kundër tendencës që sharjet, fyerjet e kërcënimet të bëhen normë, të bëhen standard në vendin tonë”, ka shkruar ajo, duke e dënuar gjuhen fyese të deputetit të VV-së.

Edhe sot e dënoj ashpër gjuhën që u përdor ndaj Nënkryetares së Kuvendit, Vlora Çitaku. Jo pse Vlora ndjehet e ofenduar as që ja ka frikën dikujt por për t’i treguar secilit që merr guximin të ofendojë, linçojë apo kërcënojë një grua, se rruga jonë është rrugë e trasuar nga gra që kanë sfiduar mentalitete kanë thyer barriera kanë mposhtur aqrmiq dhe nuk janë zmbrapsur asnjëherë para padrejtësisë nga kushdo që ka ardhë. Prandaj, kushdo që mendon se mund të na heshtë me fyerje apo kërcënime, gabon rëndë. Ne nuk tërhiqemi, nuk frikësohemi dhe nuk ndalemi. Zëri ynë do të jetë gjithmonë më i fortë se çdo tentativë për ta shuar atë”, ka shkruar Musiu.

Lajme të ngjashme