Moslëshimi i pagave për mësimdhënësit, Kica-Xhelili: S'është koha për dënime
Deputetja më e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka komentuar çështjen e moslëshimit të pagave për mësimdhënësit.
Ajo ka thënë se në situatën në të cilën gjendemi momentalisht, nuk duhet të dënohet askush.
Kica-Xhelili tha se kjo nuk duhet të bëhet, edhe nëse është e ligjshme.
“Po ballafaqohemi me inflacion të skajshëm. Momentumi nuk është që të dënohet dikush, qoftë edhe ligjshëm.Qeveria po e sheh veten si punëdhënës të mësimdhënësve. Nuk është. Punëdhënëse e mësimdhënësve janë komunat. Qeveria është e obliguar ta ekzekutojë vlerën që kërkojnë komunat”, ka thënë ajo në Pressing.

