A po i ngreh Doarsa Kica Xhelili edhe tjerë deputetë të VV-së brenda LDK-së? Muhabeti nga karrigia e opozitares me deputetët e VV-së
Deputetja Doarsa Kica Xhelili kaloi nga grupi i VV-së tek ai i LDK-së.
Sot ajo u ul në një karrige tjetër në Kuvend.
“Përhajër” ulësen e re asaj i bëri, deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani.
Ajo u përshëndet dhe qëndroi disa minuta me Doarsa Kica-Xhelilin dhe shefin e saj të ri, Lumir Abdixhikun.
Miqësia dhe muhabeti i mirë, ekziston edhe me deputetë tjerë të VV-së.
Pas saj, Agon Batusha i VV-së nuk shkoqej nga tavolina e Lumir Abdixhikut duke biseduar me Doarsa Kica Xhelilin.
Doarsa Kica Xhelili u largua nga VV-ja “për shkak të kauzave të reformave në drejtësi”.
Ndërsa në LDK shkoi sepse siç thotë deputetja “LDK-ja ka pësuar reforma”.