Molliqaj: Do ta duartrokisja Kurtin nëse nuk e pranon marrëveshjen - NACIONALE

Molliqaj: Do ta duartrokisja Kurtin nëse nuk e pranon marrëveshjen

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

I pari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka folur rreth zhvillimeve të fundit, gjegjësisht marrëveshjes në Bruksel.

Sipas tij, Kosova nuk është duke vuajtur për faktin se nuk ka kush ta nënshkruajë atë propozim, sepse e kanë dëshmuar të tjerët që janë të gatshëm ta bëjnë një gjë të tillë.

Madje, siç tha kreu i PSD-së, për këtë edhe po thyhen këmbët. Në fund shtoi se do ta përmendte çdoku, në secilën studio, nëse kryeministri aktual nuk e pranon marrëveshjen.

Thënë shkurt, Molliqaj e vlerëson si të keqe marrëveshjen në Bruksel, marrëveshje kjo që nuk u nënshkrua, por për të cilën palët u dakorduan.

"Kjo marrëveshje është e keqe për Kosovën. Nuk po na çon përpara. Ky është leximi im. Po them, do t'ia përmendja vazhdimisht, do ta duartrokisja Kurtin nëse nuk e nënshkruan", tha ndër tjerash Molliqaj në Debat Plus.

Lajme të ngjashme