Misetic i reagon Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale: Për 6 vite as edhe një herë nuk i ke kontaktuar avokatët e Thaçit - NACIONALE

Misetic i reagon Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale: Për 6 vite as edhe një herë nuk i ke kontaktuar avokatët e Thaçit

1 orë më parë

nga NACIONALE

Avokati i ish-Presidentit Hashim Thaçi, Luka Misetic, i ka reaguar Avokatit të Popullit të Gjykatës Speciale, Pietro Spera.

Avokati i Popullit i Gjykatës Speciale ka shpërndarë një video, ku ndër të tjera thotë se gjatë punës së tij i ka ofruar edhe takime private e konfidenciale të paraburgosurve, por që sipas tij, disa kanë pranuar ta takojnë, disa jo.

Ndaj këtyre pretendimeve të Pietro Spera-s ka reaguar avokati mbrojtës i Thaçit, Misetic, i cili tha se Avokati i Popullit i Gjykatës Speciale ka për detyrë të “monitorojë, mbrojë dhe të garantojë në mënyrë të pavarur” të drejtat themelore të të akuzuarve dhe se një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjëherë për gjashtë vite.

Ndërsa Avokati i Popullit i DHSK-së thotë se mandati i tij është të “monitorojë, mbrojë dhe të mbrojë në mënyrë të pavarur” të drejtat themelore të të akuzuarve, ai nuk i ka kontaktuar avokatët e Hashim Thaçit as edhe një herë në 6 vjet. Në të kundërt, Avokati i Popullit i Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, ka kontaktuar në mënyrë aktive si pjesë e përpjekjeve të tij të monitorimit”, ka shkruar Misetic.

Lajme të ngjashme