Mirena për GPS-in në veturën e Kajtazit: "Diktaturat kështu ja nisin, sa më t’kqija sondazhet më të egër do të bëhen"
Gazetari Ilir Mirena ka reaguar për vendosjen e pajisjes gjurmuese në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi, të cilin veprim e ka parë si “nisje e diktaturës”.
Mirena ka akuzuar Qeverinë Kurti, duke thënë se sa më keq që dalin në sondazhe, pushtetarët do të bëhen më të “egër”.
Shkrimi i tij:
Diktaturat keshtu ja nisin. Hap pas hapi. Deri te pllakosin krejt shoqerine. Sot Vehbiut nje pergjues. Neser ty. Familjes. Gjithkujt i cili se begenise kete hyqymet hajvanesh.
Ama, shoqerine kosovare s’kane mujt me e nenshtru as do diktatore me te eger, e po mundet kjo bande femijesh.
E mira eshte qe jane shume t’padijshem.
Pos me vjedh, me i ndreq dhembte, me ble tesha te shtrenjta, me shku çdo dite te frizerkat, tjeter sen s’dijne…
Edhe naj pergjues me ta lane te rrota e kerrit.
Sa me t’kqija sondazhet me te eger do te behen…