Mirena për Ferajn: Paramendoni, ky i jep këshilla dhe e influencon kryeministrin Albin Kurtin - NACIONALE

Mirena për Ferajn: Paramendoni, ky i jep këshilla dhe e influencon kryeministrin Albin Kurtin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe analisti Ilir Mirena i ka reaguar ashpër Hysamedin Ferajt, këshilltarit të kryeministrit, Albin Kurti, duke e quajtur ‘qenie e ndyer’.

Mirena është shprehur i shqetësuar se si Feraj është këshilltar i Kurtit.

Shume qenie e ndyer duhet te jesh me shtru dilema se pse nuk u vrave ti ne lufte po Luan Haradinaj, vellai, qe t’vrame ti e ke bartur n’shpin neper male… Duhet te jesh qenie si Hysamedin Feraj! Paramendoni, ky i jep keshilla dhe e influencon kryeministrin e Kosoves, Albin Kurtin…”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Feraj është marrë me Ramush Haradinajn duke ngritur një spekulim të pakuptueshëm.

“Ramushi vazhdoi të ankohet pse Serbia nuk e ka vrarë Albin Kurtin në burg, pa dhënë përgjigje pse nuk e ka vrarë Ramushin gjatë luftë por vëllezërit e tij, dhe pse mbas lufte Vuçiqi e dërgoi natën e me urgjencë Listën serbe që ta bëjë Ramushin kryeministër!” – ka thënë z. Feraj.

Lajme të ngjashme