Ministrja Haxhiu mbledh Grupin Koordinues Ndërministror kundër dhunës në familje - NACIONALE

Ministrja Haxhiu mbledh Grupin Koordinues Ndërministror kundër dhunës në familje

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka mbledhur Grupin Koordinues Ndër-Ministror kundër dhunës në familje.

Në këtë mbledhje morën pjesën policia, prokuroria, gjykata, ministria e Brendshme dhe shumë të tjerë.

Haxhiu gjatë kësaj mbledhje kërkoi të ndërmerren veprime konkrete dhe ngritje te efikasitetit të këtyre institucioneve.

“Ministrja Albulena Haxhiu theksoi që lufta ndaj fenomenit të dhunës ndaj grave dhe vajzave si dhe dhunës në familje mbetet luftë e pa kompromis për të cilën kërkoi të ndërmerren veprime konkrete dhe rezultatet të jenë ato të cilat dëshmojnë sa më parë përkushtimin institucional në këtë drejtim dhe ngritjen e efikasitetit të këtyre institucioneve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ky grup adresoi edhe pesë pika diskutimi.

“Grupi adresoi pesë pika diskutimi:

1. U raportua nga institucionet përgjegjëse progresi drejt zbatimit të Planit të Veprimit të Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje.

2. Së bashku me Kryetaren e Komisionit Parlamentar për të Drejta të Njeriut, znj. Duda Balje, u diskutua mbi zhvillimet drejt hartimit të projekt-Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje;

3. U raportua mbi punimet e Grupit të Përgjigjes Emergjente dhe hapave drejt krijimit të Komisionit Profesional që do të bëjë analizën e dakorduar nga anëtarët e Grupit të Përgjigjes Emergjente;

4. U diskutua mbi databazën për mbrojtje nga dhuna në familje, rëndësinë dhe potencialin e saj si dhe

5. Planifikimi i fushatës sensibilizuese “16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje”.

Lajme të ngjashme