Ministri Sveçla vizitoi komunat veriore: Qytetarët serb nuk janë palë e dorës së tretë
Ministri i Punëve të Brenshme, Xhelal Sveçla, përmes llogarisë së tij në Facebook ka njoftuar se ditën e djeshme ka qëndruar në komunat veriore të Kosovës.
“Dje vizitova komunat veriore dhe takova qytetarët tanë atje. Biseduam për kërkesat e tyre dhe përkrahjen institucionale. I sigurova që jam në shërbim të secilit qytetarë të Republikës së Kosovës dhe së bashku me akterët institucional do të jemi pranë tyre, pavarësisht përkatësisë etnike dhe politike”, ka shkruar Sveçla.
Ai ka thënë se është ministër i të gjithëve dhe se qytetarët serb nuk janë “palë e dorës së tretë”
“Unë jam Ministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Qytetarët serb nuk janë palë e dorës së tretë. Ata janë banorë, qytetarë të barabartë sikurse të gjitha komunitetet tjera që jetojnë këtu dhe gëzojnë të njejtat të drejta. Duke pasur parasysh proceset e përbashkëta që na presin, përgjatë takimeve theksova rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet tona në mënyrë që t’i kalojmë ato më lehtë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të bashkëpunojnë me organet e rendit në mbarëvajtjen dhe ofrimin e sigurisë në vendin tone”, ka thënë ministri.
Ai ka njoftur se i ka vizituar edhe fshatrat shqiptare, se siç ka thënë ai, në këto fshatra ka munguar përkrahja e shtetit.
“Natyrisht, vizitova edhe fshatrat shqiptare në veri ku për më shumë se dy dekada vërehej qartë mungesa dhe përkrahja e shtetit në këtë pjesë të vendit. Këta bashkëqytetarë janë të vendosur që të qëndrojnë në atë anë ku me pune e djersë, të sigurojnë jetë e prosperitet për ta dhe fëmijët e tyre. Pa asnjë dyshim ne do te jemi me ta dhe për ta”, ka shkruar Sveçla, i cili ka takuar edhe pjestarët e Policisë së Kosovës në atë pjesë.