Ministri Sveçla për shkarkimin e Drejtorit Gjuriq: Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cenon misionin e Policisë - NACIONALE

Ministri Sveçla për shkarkimin e Drejtorit Gjuriq: Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cenon misionin e Policisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka reaguar pas suspendimit të Drejtorit Rajonal të Policisë, në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq.

Sveçla ka thënë se nuk do të lejohet të cenohet misioni i Policisë së Kosovës, dhe se refuzimi i zbatimit të vendimit të institucioneve të Kosovës është cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Postimi i Sveçlës”

Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë.

Në kuptim të këtyre veprimeve të përsëritshme, pas kërkesës së Inspektoriatit Policor të Kosovës dhe inicimin e hetimeve penale, është suspenduar Drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicën e veriut, Nenad Gjuriq.

Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij.”

Lajme të ngjashme