Mijëra qytetarë në protestën e opozitës në Shqipëri, i pranishëm edhe Sali Berisha - NACIONALE

Mijëra qytetarë në protestën e opozitës në Shqipëri, i pranishëm edhe Sali Berisha

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ka filluar tashmë protesta e opozitës në Shqipëri.

Mijëra qytetarë janë mbledhur në shesh, për të marshuar më pas drejt kryeministrisë.

Atyre iu është bashkangjitur edhe organizatori Sali Berisha.

“Shqipëria në rrezik: Mos thuaj ç’më duhet mua”, është slogani i protestës së sotme thirrur kundër qeverisë.

Qëllimi i demokratëve, ashtu siç e kanë thënë, është largimi i Edi Ramës.

Lajme të ngjashme