Mërgim Vojvoda me mesazh emocionues: Qajmë dhe qeshim së bashku, sytë drejt Euro 2028 - NACIONALE

Mërgim Vojvoda me mesazh emocionues: Qajmë dhe qeshim së bashku, sytë drejt Euro 2028

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka dhënë një mesazh të fuqishëm, duke përmendur të gjithë bashkëlojëtarët me emra.

Ai ka theksuar se tashmë krejt fokusi do të jetë drejt Euro 2028.

Postimi:

"Aro, Kresh, Fidi, Amir, Dion, Ilir, Lumi, Albian, Floki, Leart, Vesel, Lindon, Valonzy, Flo, Elvis, Hoxha, Ermal, Albion, Mili, Vedo, Viski, Saipo, Baton, Fisi, Leon, Rroni, Edon, muli, kore..

Mos lejoni kurrë që dikush t’ju heqë qoftë edhe një grimcë dëshire për të bërë diçka të madhe për këtë vend.

Qajmë dhe qeshim së bashku, kjo Dhoma e Zhveshjes është uniteti ynë.

Pranoni humbjen, sepse kështu do të fitojmë. Shqiptari edhe besimtari kurrë nuk dorëzohet.

…Euro 28"

Lajme të ngjashme