Mehmetaj, zv.ministrit Kelmendi: Merru edhe me familjen time, shih çka është kontributi për komb brez pas brezi - NACIONALE

Mehmetaj, zv.ministrit Kelmendi: Merru edhe me familjen time, shih çka është kontributi për komb brez pas brezi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Lirim Mehmetaj i ka reaguar zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit, Taulant Kelmendi, i cili së fundi eskaloi në akuza pas kritikave për kurrikulën e edukatës seksuale. Në reagimin e tij, sipas Mehmetajt, Kelmendi ka pranuar se babai i tij ka qenë drejtor në kohën e AAK-së, dhe së vëllai i tij është pranuar asistent në universitet.

“Për multi-partiakun e degjeneruar dhe servilin e shpifur. Unë ja numërova punësimet familjare dhe bredhimet zëvendës-ministrit të Arsimit... Ai paska bërë një demant, por duke konfirmuar krejt çfarë i thash unë. Po e pranon që babai i tij ka qenë drejtor në kohën e AAK-së, po e pranon që vëllai i tij është pranuar asistent në universitet (veç ky po thotë që nuk ka pasur ndikim, ahaa nuk ke pasur). Faktin që iu bë babai dekan në kohën e qeverisë së PDK-së nuk e paska përmendur fare, normalisht ta mohojë assesi.” – ka thënë Mhemetaj.

“Demanti bëhet duke përgënjeshtruar atë çfarë kam thënë unë e jo duke e vërtetuar, a po kupton a jo”, shtoi Mehmetaj ndërsa ftoi zv.ministrin të merret me familjen e tij për të kuptuar njëherë e mirë "kontributin për komb brez pas brezi".

“Më pas qenka anku se i jam marrë me familje. Sikur të kishte dy fije mend, do ta kuptonte se kam të drejtë të merrem me këdo që ka pozitë dhe funksion në punë shteti, sepse pagën e merr edhe nga taksat e mia. Qysh nuk e di këtë gjë kaq bazike?

Dhe më pas, paska deklaruar se nuk merret ai me babanë tim dhe familjen time.

Të lutem shumë, merru me familjen time, merru me babanë tim, vëllain, axhën, dajën madje dhe me gjyshin tim.

Merru dhe shih çka është kontributi për komb brez pas brezi. Merru e shihe çka është të vdiset për lirinë e vendit. Dhe, gjithsesi merru e shihe çka do të thotë që kontributin ndaj vendit ta bësh vetëm si borxh ndaj atdheut.

Merru e shihe se si pasi përfundon lufta me armikun, nuk kërkohet asgjë në këmbim, por thjesht i kthehesh jetës tënde private pa cenuar asnjë cent të shtetit – normalisht, gjithmonë në pritje nëse ka nevojë prapë për të shlyer borxhin e përhershëm ndaj atdheut.

Merru të lutem dhe më pas bëje një grumbullim të fakteve dhe shko shpërndajau në parti, mbase inspirohen dhe largohen nga rruga anti-kombëtare që aktualisht po ndjekin.” – tha ai më tej.

Lajme të ngjashme