Mehana i VV-së nuk i ndal fyerjet ndaj drenicasve, protestën e djeshme e krahason me veprimet e Radoiçiqit në veri
Kryetari i qendrës së VV-së në Skenderaj, Hysni Mehana, i cili të enjten është përfshirë në një incident, nuk e ka ndal fyerjen edhe pas dajës nga spitali.
Protestat e djeshme paqësore të qytetarëve të Skenderajt në mbështetje të Sami Lushtakut ai e i ka krahasuar me protesta e serbëve në veri.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se bllokimi i rrugëve nga qytetarët është imitim i metodave që ka përdorur në veri krimineli serb Milan Radoiçiq.
“Nëse parmbrëmë prania e njësisë speciale ua kujtonte një të kaluar të errët, çfarë u kujtonte bllokimi i rrugëve dhe i policisë me kamionë, traktorë dhe mjete të tjera? Sami Lushtaku mund t’i imitojë metodat e Radoiçiqit në Drenicë, por Drenica kurrë nuk do të mendojë serbisht. Deri në frymën e fundit.”, ka shkruar ai.