Mehaj: Serbia është duke u fshehur në zonën e hirtë, merr para nga Evropa, blen aramatim rus e kinez - NACIONALE

Mehaj: Serbia është duke u fshehur në zonën e hirtë, merr para nga Evropa, blen aramatim rus e kinez

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka deklaruar se Serbia po fshihet në “zonën e hirtë”, duke shfrytëzuar paratë e Evropës, e duke blerë armatim rus dhe kinez.

Serbia është duke u fshehur në zonën e hirtë, duke marrë para nga Evropa dhe duke blerë armatim rus dhe kinez, Serbia duhet ta ndjejë një presion nga shtetet evropiane. Disa shtete të NATO-s dhe evropiane nuk duan që të shkohet shumë larg, në mënyrë që të hiqen drejt BE-së dhe NATO-s në të ardhmen, por duhet ketë një mesazh të qartë nga partnerët se nuk mund të luash me të dyja palët”

Tutje Mehaj ka thënë se çfarëdo që Kosova blen e çkado që Kosova bën, në drejtim të mbrojtjes, bëhen me standarde të NATO-s dhe se krejt qëllimi është aty, duke vënë në dukje sem në këtë kontekstm Kosova nuk bën lojëra.

Si munden Bjellorusia dhe Serbia të jenë pjesë e Partneritetit për Paqe, ndërsa Kosova jo? Ne shohim që ne Bjellorusi janë dy divizione ushtarake që kane ndihmuar dhe sulmuar Ukrainën, kurse janë pjesë e këtij Partneriteti. Edhe Serbia, Bosnja njësoj, kurse neve ende se kemi arritur këtë status, ne e dimë çfarë kemi kaluar gjatë luftës, kemi kaluar shumë sfida të vështira dhe tani duhet të shohim dhe kapim mundësi të reja. Çfarëdo që bëjmë ne janë të standardit të NATO-s, çfarëdo që blejmë janë të standardit të NATO-s, e gjithë puna jonë shkon në atë drejtim. Ne kemi ndërtuar një grup ndërministror për procesin e anëtarësimit në Partneritetin për Paqe dhe po përpiqemi të shohim cilat janë të gjitha kriteret që duhet plotësuar për këtë lloj statusi” ka shtuar Mehaj

Lajme të ngjashme