Mediat ruse: Janë ndaluar katër persona të përfshirë në sulmin masiv afër Moskës - NACIONALE

Mediat ruse: Janë ndaluar katër persona të përfshirë në sulmin masiv afër Moskës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër persona të përfshirë në sulmin masiv në sallën e koncerteve afër Moskës janë në mesin e 11 të ndaluarve, i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, drejtori i shërbimit të sigurisë FSB, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve, përcjell BBC-ja.

Më herët, një deputet rus tha se dy persona të dyshuar për kryerje të sulmit janë ndaluar pas një ndjekjeje me vetura në rajonin Briansk.

Raportohet se të paktën 60 persona u vranë e mbi 140 të tjerë u plagosën gjatë sulmit që ndodhi të premten në mbrëmje.

Mes të lënduarve, rreth 60 prej tyre thuhet se janë në gjendje serioze.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë ISIS-i, ndërsa Ukraina, që po lufton kundër forcave ruse, ka mohuar se është e përfshirë.

Lajme të ngjashme