Më shumë se 200 mijë njerëz janë larguar nga Rusia që nga shpallja e mobilizimit - NACIONALE

Më shumë se 200 mijë njerëz janë larguar nga Rusia që nga shpallja e mobilizimit

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Të dhënat kolektive nga vende të ndryshme, tregojnë se më shumë se 200,000 njerëz kanë udhëtuar nga Rusia në Gjeorgji, Kazakistan dhe BE që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi "mobilizimin e pjesshëm" të menjëhershëm të qytetarëve rusë më 21 shtator.

Sipas Kazinform, përafërsisht 100,000 rusë kanë kaluar në Kazakistan gjatë javës së fundit.

Ndërsa, të dhënat e publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme të Gjeorgjisë, tregojnë se midis 21 dhe 26 shtatorit, të paktën 53,136 persona kanë kaluar kufirin gjeorgjio-rus.

Agjencia Evropiane e Rojës Kufitare dhe Bregdetare Frontex, tregoi se gati 66,000 qytetarë rusë kanë hyrë në Bashkimin Evropian gjatë javës së kaluar (19-25 shtator).

Në këto informacione nuk përfshihen të dhënat nga Mongolia dhe Armenia, vende në të vcilat po ashtu kanë udhëtuar shumë shtetas rusë.

Nga ana tjetër, Rusia nuk ka publikuar ende të dhëna zyrtare për largimet e qytetarëve të saj nga vendi.

Lajme të ngjashme