Shtesa të tjera - kësaj radhe qeveria ndan 7 milionë euro për dy kategori - NACIONALE

Shtesa të tjera - kësaj radhe qeveria ndan 7 milionë euro për dy kategori

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur edhe mbledhjen e radhës, të 110-tën.

Në formë elektronike, ekzekutivit kosovar mori disa vendime, vendime këto që i publikoi Zyra e Kryeministrit.

"Vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës miratimin e vendimit për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes, sipas Marrëveshjes Implementuese, lidhur me Atashimin e Personelit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kompaninë Roulment të Këmbësorisë në ishujt Falklands.

Misioni i FSK-së do të jetë në mbështetje të paqes në Ishujt Falklandës dhe gjatë këtij misioni do t’i nënshtrohet marrëveshjes së nënshkruar më Mbretërinë e Bashkuar. Në këtë mision do të dërgohen deri në 7 pjesëtarë të FSK-së dhe ky mision mundë të zgjas deri në tre vite me mundësi vazhdimi. FSK në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga Buxheti i Republikës së Kosovës".

Veç kësaj, u miratua edhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje në shumën prej 6,094,051.63 euro.

Kërkesa e Ministrisë së Financave Punës dhe Transfereve për ndarje të mjeteve buxhetore prej 7 milionë euro për zbatimin e pikës 1.4 dhe 1.6 të Vendimit Nr. 31/99 të datës 30.09.2022, përkatësisht për pagesat e njëhershme për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe pagesat e njëhershme për studentët, dhe për zbatimin e Masës 2.1 – Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Lajme të ngjashme