Pse qeveria s’bashkëpunon me krerët komunalë kosovarë? - NACIONALE

Pse qeveria s’bashkëpunon me krerët komunalë kosovarë?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndoshta bashkëpunon me disa, por në përgjithësi Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk ka gjetur mbështetje nga ekzekutivi.

Kjo është vërejtur edhe në të kaluarën, kryesisht gjatë pandemisë, kur shumica e vendimeve vinin nga qendra, por pa u konsultuar me krerët komunalë.

Përveç kësaj, krerët komunalë, gjegjësisht Asociacioni i Komunave të Kosovës pat hedhur kritika edhe ndaj ministrit të MAPL-së, Elbert Krasniqi, pasi ky i fundit nuk i ftonte në takimet respektive, gjithmonë të parapara.

Përplasja e fundit

Përplasja e fundit mes një ministri të kësaj qeverie dhe Asociacionit u regjistrua sonte.

Ashtu siç edhe kishte mësuar Gazeta Nacionale nga një burim, ashtu edhe u konfirmua nga vet AKK-ja përmes një komunikate.

Në këtë komunikatë u bë e ditur se Komunat e Kosovës mund të mbesin pa buxhet për shkak të neglizhencës së ministrit të financave dhe transfereve, Hekuran Muratit.

Ky i fundit, saktësisht dikasteri që Murati drejton, nuk e ka lëshuar qarkoren e dytë buxhetore.

Sipas AKK-së, nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë komunat rrezikojnë që për vitin 2023 të mbesin pa buxhet.

“KOMUNAT RREZIKOJNË TË MBESIN PA BUXHET - Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon urgjentisht nga Ministri i Ministrisë së Financave dhe Transfereve që të lëshojë Qarkoren e dytë Buxhetore.Lëshimi i kësaj Qarkoreje u mundëson Komunave të Republikës së Kosovës që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor”, thuhet fillimisht në këtë njoftim.

Tutje raportohet se nëse një gjë e tillë nuk bëhet, mosdorëzimi i buxhetit më datën 1 shtator u kushton komunave me humbje të pikëve në Raportin e Performancës, respektivisht penalizohen nga përfitimet financiare nga Granti i Performancës.

“Si proces është shumë i vonuar dhe i rrezikon Komunat që mos të kenë mundësi teknike që ta dorëzojnë buxhetin me kohë pranë Kuvendeve të Komunave, me saktesisht me datën 1 Shtator që është obligim ligjor që buxheti t'i dorëzohet Kuvendit të Komunës.

Pa Qarkoren e Dytë Buxhetore, Komunat nuk i dijnë as kufijtë përfundimtar buxhetor si organizata buxhetore dhe kjo pamundëson direkt dorëzimin e Buxhetin në Kuvendin e Komunës.

Poashtu, mos dorëzimi i buxhetit me datën 1 Shtator i kushton komunave me humbje të pikëve në Raportin e Performancës dhe si i tillë i penalizon komunat nga përfitimet financiare nga Granti i Performancës”, u tha ndër tjerash në komunikatë.

Veç 4 komuna

Kujtojmë që Lëvizja Vetëvendosje regjistroi humbje të madhe në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar. Ajo fitoi vetëm katër komuna, ndërsa nga qendrat e mëdha udhëheq veç me Gjilanin.

Tri të tjerat janë Shtimja, Kamenica e Podujeva.

Shumë analistë e opinionistë politikë këtë humbje ia mveshën mungesës së kuadrove në degët e partisë në komuna.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vijim, teksa kujtojmë se Vetëvendosje sa ishte në opozitë kërkonte barazi e respekt për të gjitha komunat, por tash...?!

Lajme të ngjashme