Marrëveshja në Bruksel, Kabashi: PDK e LDK po ia fusin kot - NACIONALE

Marrëveshja në Bruksel, Kabashi: PDK e LDK po ia fusin kot

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Gazetari Bekim Kabashi ka komentuar zhvillimet e fundit në Bruksel, duke thënë se partitë opozitare, PDK e LDK po ia fusin kot.

Sipas tij, atëbotë, kur palët e kishin nënshkruar marrëveshjen nuk kishte marrëveshje gjithashtu.

Kabashi shtoi se ishte pritur që të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve, por s'ka pasë njohje.

“Si PDK-ja, si LDK-ja kot janë t’u ia fut. Dalin thojnë Asociacioni pa njohje reciproke. Hashim Thaçi e ka nënshkru në 2013-ën Asociacionin, në 2015-ën e ka nënshkru Isa Mustafa – të dy kryetarë, njëri i PDK-së, tjetri i LDK-së. Atëherë, a ka pasë njohje reciproke?

Ka pasë supozim, bindje që po shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve por s’ka pasë njohje. Njëjtë sikur tash. Pak a shumë ka qenë marrëveshje e ndërmjetme, sikur që është tani”, ka thënë Kabashi në ATV.

Lajme të ngjashme