Lajçak takohet me Bislimin: E rëndësishme të zbatohet ajo që u morëm vesh mbrëmë - NACIONALE

Lajçak takohet me Bislimin: E rëndësishme të zbatohet ajo që u morëm vesh mbrëmë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi një ditë pas takimit në Bruksel.

Lajçak përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se mezi pret vizitën e tij në Kosovë për të diskutuar për modalitetin e zbatimit.

“Në vijim të takimit të djeshëm të Dialogut me @BislimiBesnik. Mezi pres vizitën time në Kosovë së shpejti për të diskutuar modalitetet e implementimit. Kam theksuar rëndësinë e dakordimit për aneksin e implementimit për të garantuar se çdo gjë që është dakorduar të zbatohet.” – ka shkruar Lajçak.

Pak çaste më parë, Departamenti Amerikan i Shtetit është deklaruar pas zhvillimeve të djeshme në Bruksel.

Përmes një komunikate për media, DASh ka thënë se mirëpret bisedimet e liderëve në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, ndërsa rikonfirmuan mbështetjen e fuqishme në procesin e normalizimit.

Lajçak dhe Escobar

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak dhe ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar janë parë së bashku në një takim pune.

Këtë e konfirmoi diplomati sllovak përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", teksa shtoi se po bëhen gati për takimin e radhës të nivelit të lartë.

"Pas takimit të nivelit të lartë që u mbajtë dje, Zëvendës-Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe unë duke u koordinuar për hapat e mëtutjeshëm dhe takimin e radhës. U pajtuam për rëndësinë e marrëveshjes në modalitetet e implementimit dhe atë të implementimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialog", shkroi tutje ai.

Lajme të ngjashme