Manxhuka i VV-së për të gjeturat e policisë në Leposaviq: Çka i duhej radiolidhja këtij që u zu sot?
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, pak orë më parë lajmëroi për një aksion policor në Leshak të Leposaviqit.
Përmes një komunikate u bë e ditur se në këtë operacion janë gjetur edhe radiolidhje, veç tjerash.
Nuk ka shkuar shumë dhe ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së VV-së, Arlind Manxhuka.
Manxhuka duke shfrytëzuar të njëjtin rrjet social, pyeti me kërshëri se çka i duhej radiolidhja atij që u zu sot.