Manchester United nuk dëshiron ta shesë Cristiano Ronaldon
Përkundër dëshirës së shfaqur nga Cristiano Ronaldo për t'u larguar, klubi i Manchester United këmbëngul se ai nuk është në shitje.
The Athletic raporton se pozicioni i Manchester United është i qartë: Cristiano Ronaldo nuk është në shitje dhe do të vazhdojë të mbesë pjesë e organikës së skuadrës, duke respektuar kontratën, e cila i skadon pas një viti.
Po i njëjti burim informativ para pak orësh kishte bërë të ditur që Cristiano Ronaldo i ka treguar Manchester Unitedit se ai dëshiron të largohet, në mënyrë që të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën nuk mund ta bëjë me "djajtë e kuq".