Maliqi me ide interesante për zgjedhjen e presidentit: Të jetë pa bagazh partiak dhe në marrëveshje me opozitën
Njohësi i zhvillimeve politike në vend dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi, ka folur për krijimin e institucioneve. Ai theksoi se kandidati për postin e presidentit/es duhet të jetë pa bagazh partiak.
Maliqi shtoi se kandidatët për president duhet të jenë me kompetenca, por pa bagazh partiak.
Ai tutje ka dhënë një ide se si të bëhet procesi i zgjedhjes së presidentit.
Sipas tij, VV, si parti me më shumë deputetë, duhet t’i marrë dy postet ekzekutive më të rëndësishme: kryeministrin dhe kryetarin/kryetaren e Kuvendit.
“Duhet të janë (preferohet) personalitete pa bagazh partiak dhe me kompetenca që të ushtrojnë postin e president-it/tes. VV-së i dërgohen 2 deri 4 emëra dhe ajo tregon cilët 2 prej tyre janë të pranueshëm për te. Nëse i refuzon të gjithë, u dëgohen emrat tjerë të listës rezervë në afate të arsyeshme që nuk e bllokojnë procesin. Nuk ka nevojë që ku proces të jetë publik, mbahet në konfidencë. Publikohen emrat kur arrihet pajtimi për 2 emra nga të dy palët, dhe garantohet edhe zgjedhja, që nëse ajo dështon, të dihet se kish po e bllokon dhe pse krijimin e institucioneve”, shkroi Maliqi.