Qumështorja “VITA” demanton Mujën dhe AUVK-në: Ministri publikoi të dhëna, por jo rezultatet e analizave - NACIONALE

Qumështorja “VITA” demanton Mujën dhe AUVK-në: Ministri publikoi të dhëna, por jo rezultatet e analizave

2 javë më parë

nga NACIONALE

Qumështorja “VITA” ka reaguar pas konferencës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK), duke i kundërshtuar deklaratat e bëra nga ministri Armend Muja.

Në reagimin e saj, “VITA” ka thënë se të dhënat e prezantuara gjatë konferencës nuk përbëjnë rezultatet e analizave të mostrave të produkteve të kompanisë.

Sipas kompanisë, informacionet e prezantuara nga ministri Muja mund të gjenden në institucionet përkatëse, përfshirë Administratën Tatimore të Kosovës, Doganën e Kosovës dhe AUVK-në, ndërsa rezultatet e analizave laboratorike nuk janë publikuar.

“Rezultatet e analizave të mostrave nuk u publikuan! Ne jemi të bindur që të gjitha produktet tona janë të etiketuara në përputhje me dispozitat ligjore. Sidoqoftë, Ministria dhe AUVK duhet të dalin dhe t’i publikojnë rezultatet e analizave të mostrave, të cilat tash e 33 ditë nuk po na i dërgojnë dhe tanimë janë edhe në shkelje ligjore”, thuhet në reagimin e “VITA”-s.

Kompania ka ftuar Ministrinë e Bujqësisë dhe AUVK-në që t’i publikojnë menjëherë rezultatet e analizave.

Lidhur me pretendimet për furnizimin me ujë dhe numrin e punëtorëve, “VITA” ka deklaruar se është e pajisur me leje ujore dhe impiant për trajtimin e ujërave të ndotura, ndërsa për numrin e punëtorëve ka thënë se të dhënat janë të deklaruara në Administratën Tatimore të Kosovës.

“VITA” ka theksuar se të gjitha produktet e saj janë prodhim nga qumështi i freskët i fermerëve kosovarë dhe se kompania është lider në industrinë e qumështit.

Në fund të reagimit, kompania i ka bërë thirrje ministrit Muja që të ndalojë, siç i ka quajtur ajo, “shpifjet”, dhe të publikojë vetëm të dhëna të verifikuara.

Reagimi nga Vita:

Sot, Ministri Muja gjate konferences per media, deklaroj disa ceshtje te cilat lehtesisht gjinden ne Doganen e Kosoves, Administraten Tatimore te Kosoves dhe AUVK. Vetem i kishte permbledhur, por nuk tregoj asgje te re. Ajo cka nuk publikoje Ministri, pavaresisht premtimeve te vazhdueshme, ishin rezultatet e analizave te mostrave, te cilat menduam se do te publikoheshin sot.
Rezultatet e analizave te mostrave nuk u publikuan! Ne jemi te bindur qe te gjitha produktet tona jane te etiketuara ne perputhje me dispozitat ligjore. Sidoqofte, Ministria dhe AUVK duhet gjithsesi te dal dhe te i publikoje rezutlatet e analizave te mostrave, qe tash e 33 dite nuk po na i dergojne dhe tanime jane edhe ne shkelje ligjore.
Ne ftojme Ministrine dhe AUVK, qe menjehere te i publikojne rezultatet e analizave.
Persa i perket pretendimeve te tjera shpifese per ceshtjen e furnizimit me uje dhe numrin e punetoreve, e ftojme Ministrin qe te konsultohet paraprakisht me Ministrine e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor, sepse jemi te pajisur me Leje Ujore dhe Impiant per Trajtimin e Ujerave te ndotura, nderkaq per numrin e punetoreve, te konsultohet me ATK-ne, sepse numrin e punetoreve e kemi te deklaruar ne ATK dhe emertimi i kompanise tone eshte Abrazen LLC.
Ne garantojme qe te gjitha produktet e brendit “VITA” jane prodhim 100% qumesht i fresket i fermereve Kosovar. Ne mburemi qe jemi lider ne industrine e qumeshtit.
Ftojme Ministrin qe t’i ndale shpifjet, te mire-informohet para se te dal ne konferenca per shtyp dhe te mos publikoje te dhena te manipuluara, ne menyre tendencioze, sepse keshtu po e fuqizon importin.
Minister, duaje tenden!

Lajme të ngjashme