Pamje: Droni rus ndjek një shitës ukrainas të perimeve, i shpërthen fare pranë - NACIONALE

Pamje: Droni rus ndjek një shitës ukrainas të perimeve, i shpërthen fare pranë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar në rrjete sociale një video ku një dron shihet duke ndjekur një burrë në jug të Ukrainës, duke thënë se ky është një shembull i sulmeve ruse të “gjuetisë” kundër civilëve.

Në video shihet droni duke ndjekur një shitës rruge në një rrugë qyteti në rajonin Kherson. Burri mundohet të ikë nga droni që po fluturonte mbi kokën e tij, duke lëvizur përreth një kombibusi, raporton televizioni BBC.

Në fund, droni i afrohet shumë para se të shpërthejë dhe ta lëndojë personin që shihej duke ikur.

Nganjëherë e quajtur “gjuetia e njerëzve”, përdorimi i dronëve të kontrolluar nga largësia kundër civilëve është përdorur shpesh nga rusët për t’i tmerruar banorët e zonave të vijës së frontit në Ukrainë.

“Bota duhet ta shohë këtë. Duhet ta shohë secilën pjesë të dëshmive që Rusia është çmendur dhe secilin fakt që ushtarët rusë po i shijojnë vrasjet dhe torturimin e njerëzve” – tha Zelensky në rrjetin “Telegram”.

Ai videon e publikoi edhe në rrjetin X.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, tha se kjo video shfaq “një krim lufte barbar”.

Lajme të ngjashme