PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore - NACIONALE

PDK: Komunat e udhëhequra nga ne në vitin 2025, lidere të transparencës buxhetore

1 orë më parë

nga NACIONALE

Partia Demokratike e Kosovës e ka komentuar “Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave për vitin 2025”, të publikuar nga Instituti GAP.

Kjo parti është krenuar me transparencën e komunave që qeverisë.

Përmes një komunikate për media, PDK ka vlerësuar se raporti tregon se komunat që udhëhiqen nga kjo parti janë lidere të transparencës buxhetore.

“Komunat e udhëhequra nga Partia Demokratike e Kosovës kanë shënuar performancën më të lartë në Indeksin e Transparencës Buxhetore të Komunave për vitin 2025, të publikuar nga Instituti GAP. Sipas raportit, Ferizaj, Kaçaniku, Mitrovica e Jugut, Prizreni dhe Vushtrria kanë marrë rezultatin maksimal prej 100 pikësh, duke u renditur në vendin e parë në nivel vendi. Drenasi është vlerësuar me 95 pikë, Hani i Elezit me 97 pikë, ndërsa Skenderaj me 92.5 pikë. Është e rëndësishme të theksohet se raporti vlerëson transparencën buxhetore gjatë vitit 2025”, ka vlerësuar PDK-ja, duke dhënë detaje tjera.

“Në periudhën e vlerësuar, Mitrovica e Jugut udhëhiqej nga Partia Demokratike e Kosovës. Prandaj, rezultati maksimal prej 100 pikësh i kësaj komune është pjesë e performancës së qeverisjes komunale të PDK-së për vitin që mbulon raporti. Tetë komunat e udhëhequra nga PDK-ja asokohe kanë arritur një mesatare prej rreth 98.1 pikësh, dukshëm më të lartë se mesatarja e përgjithshme e komunave të Kosovës, e cila ishte 64.5 pikë.Rezultatet tregojnë gjithashtu përparim të rëndësishëm e të qëndrueshëm”, ka vlerësuar kjo parti.

Lajme të ngjashme