Maliqi: Duhet të merremi me këta që në media sociale po e nxjerrin veten publikisht si përdhunues potencial - NACIONALE

Maliqi: Duhet të merremi me këta që në media sociale po e nxjerrin veten publikisht si përdhunues potencial

3 javë më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Agon Maliqi, ka kërkuar që të shteti të merret edhe me dhunuesit potencialë të cilët publikisht përkrahin dhunën.

Reagimi i tij vjen pasi një vajzë 11-vjeçare u dhunua për shtatë orë nga pesë burra, të shtunën në Prishtinë.

Maliqi ka thënë se është e rëndësishme që shtetit të merret edhe me personat që në rrjetet sociale e nxjerrin veten si dhunues potencial.

Lista publike e përdhunuesve dhe dënimet janë pa dyshim të nevojshme, por kisha me thanë është po aq e rëndësishme me u marrë diqysh edhe me këta që në media sociale po e nxjerrin veten publikisht si përdhunues potencial.”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Shkrimi i plotë i tij:

Përdhunime, rrahje, kriminalitet, ekstremizëm politik/ideologjik, etj - këqyre kah te këqyrsh secilin dimension të agresionit në këtë shoqëri, në thelb e gjen si shkaktar të përbashkët sasinë e papërballueshme dhe toksike të djemve dhe burrave të rritur dhe edukuar tepër keq. Përfshirja e pesë personave në makabritet të tillë është dëshmi ekstreme e nivelit në të cilin është e normalizuar mizogjinia, të cilin shumica refuzon me e pa si problem. Dëshmi tjetër është edhe gjuha arsyetuese në media sociale e atyre që kërkojnë faj edhe te viktima apo në adresa të tjera. Lista publike e përdhunuesve dhe dënimet janë pa dyshim të nevojshme, por kisha me thanë është po aq e rëndësishme me u marrë diqysh edhe me këta që në media sociale po e nxjerrin veten publikisht si përdhunues potencial.

Lajme të ngjashme