Lulzim Peci për sulmin fizik ndaj Valon Sylës: Organët e rendit duhet të veprojnë shpejtë - NACIONALE

Lulzim Peci për sulmin fizik ndaj Valon Sylës: Organët e rendit duhet të veprojnë shpejtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar pas sulmit fizik ndaj gazetarit dhe analistit të emisionit Pressing, Valon Syla.

Peci e ka quajtur sulmin ndaj Sylës si një sulm ndaj fjalës së lirë. Pas ngjarjes, Peci ka shprehur shqetësimin e tij dhe ka kërkuar që autoritetet të hetojnë këtë ngjarje dhe të zbulojnë autorët e saj.

Reagimi i plotë:

Sulmi fizik ndaj Valon A. Syla është sulm ndaj fjalës së lirë. Duhet t’i vihet pikë sulmëve ndaj gazetarëve në vendin tonë.

Organët e rendit duhet të veprojnë shpejtë që të vënë para drejtësisë kryesit e këtij akti makabër.

Më shumë kontekst: Valon Syla, gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, është sulmuar mbrëmjen e sotme nga tre persona.

Si pasojë e sulmit, i cili ndodhi pak minuta pasi kishte dalë nga studioja televizive, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.

Siç mëson Nacionale përmes burimeve, Syla ndodhet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohet për lëndimet e marra.

Lajme të ngjashme