Limaj: Vetëvendosja tërë jetën ka “shitur fall” (VIDEO) - NACIONALE

Limaj: Vetëvendosja tërë jetën ka “shitur fall” (VIDEO)

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Fatmir Limaj nuk ka ngurruar që sërish të hedh kritika ndaj kryeministrit Kurti dhe qeverisë që ai drejton.

Në një paraqitje televizive, kreu i Nismës Socialdemokrate tha se në Kosovë kemi një qeveri pa qëllime.

Tutje, ai tha se anëtarët e Vetëvendosjes gjithë jetën e tyre kanë shitur "fall".

"Në vendin tonë e kemi një qeveri pa qëllime. Kryeministri i vendim tim dhe i tëndit ka heqë dorë prej punës. Një kryeministër që e ka situatën "lëmsh" në vend të vetin, "kërrsh", numëroji, prej gjendjes ekonomike deri te ajo politike për të cilën po flasim, çka bën ai, bën atë që e bën më së miri: me shku me bë ndonjë "pallavër", me iu shitë "fall" botës për Kinën, për Ukrainën, për gjeopolitikën, ka një javë ditë nëpër seminare, nuk dinë këta tjetër send, përveç me mbajtë ligjëratë 40 minuta, tërë jetën e tyre, këta kanë dalë kanë shitë fall", tha ndër të tjerash Limaj në Tëvë1.

Lajme të ngjashme