Lidhja e Bizneseve reagon ashpër, kërkon që të mos ndërprehet rryma dhe të nis dialogu me bizneset
Lidhja e Bizneseve të Kosovës ka dalur me reagim pas ndërprerjes së rrymës nëpër biznese.
Në një komunikatë të gjatë për media, ata kanë kërkuar dialog me bizneset.
Postimi:
ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë me vendime arbitrare. Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon ndaljen e menjëhershme të ndërprerjes së energjisë dhe dialog me bizneset.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës kundërshton fuqishëm vendimin e jashtëligjshëm dhe arbitrar të ZRRE-së për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për bizneset. Veprime të tilla të ngutshme dhe të papërgjegjshme janë dëshmi se ky bord ka humbur kuptimin pse ekziston: në vend që të mbrojë interesin publik, ai po dërgon mesazhin se po mbron interesa individuale, duke rrezikuar drejtpërdrejt ekonominë e vendit.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës i bën thirrje spektrit politik të formojë sa më shpejt institucionet, të shkarkojë bordin e ZRRE-së dhe të ndalojë menjëherë këto veprime që po dëmtojnë rëndë ekonominë e vendit.
Ndërprerja e energjisë për prodhuesit godet rëndë prodhimin vendor, minon besimin e investitorëve të huaj, dëmton imazhin ndërkombëtar të Kosovës dhe cenon mirëqenien e qytetarëve. Bizneset, që përbëjnë 56% të ekonomisë dhe punësojnë mbi 140 mijë persona, nuk duhet të përballen me masa të padrejta dhe të paarsyeshme.
I bëjmë thirrje ZRRE-së që të ndalojë menjëherë këto veprime dhe të kthehet në dialog me komunitetin e biznesit, në mënyrë që tranzicioni drejt tregut të lirë të energjisë të bëhet i planifikuar, i drejtë dhe në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.
Ky vendim i sotëm nuk i shërben Kosovës – përkundrazi, i sherben interesave te individeve te caktuar dhe shteteve fqinje!
ZRRE po shkatërron prodhimin dhe ekonominë me vendime arbitrare. Lidhja e Bizneseve të Kosovës kërkon ndaljen e menjëhershme të ndërprerjes së energjisë dhe dialog me bizneset.
Lidhja e Bizneseve të Kosovës