Latifi: Kam menduar që budallallëku anti-amerikan ka marrë fund më 1999 - NACIONALE

Latifi: Kam menduar që budallallëku anti-amerikan ka marrë fund më 1999

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, e që kryekëput kanë të bëjnë me zërat pro dhe kundër formimit të Asociacionit.

Duke shfrytëzuar rrjetin social "Facebook", Latifi tregoi një tjetër ngjarje të së kaluarës, e që kishte të bënte me raportet mes ShBA-së e Iranit.

Veç kësaj, ai kujtoi faktin se ka menduar që siç e quajti ai, "budallallëku antiamerikan" ka marrë fund më 1999.

"Gjashtë muaj më vonë fillon Lufta e Gjirit Persik midis SHBA's dhe Irakut të Sadam Hyseinit. Nëpër çajtoret e Kosovës shpërthen solidariteti me Irakun. Shqiptarët kokëshkretë duan që Sadami ta fitojë luftën. I tmerruar nga ky budallallëk masiv, Ibrahim Rugova e fillon politikën e amerikanizimit të mendjeve e shpirtrave në një shoqëri jugosllavo-anadollake", shkroi ndër tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Lajme të ngjashme