Ky është parashikimi i motit për sot dhe dy ditët e fundjavës
"Prishtina Weather" ka parashikuar mot me diell për ditën e sotme.
Poashtu, të shtunën pritet të jetë nxehtë paradite, ndërsa për në mbrëmje janë paralajmëruar vranësira lokale.
Të shtunën do të jetë mot i përafërt, kurse të dielën priten ndryshime.
5.08 - Më nxehtë, kthjellët dhe me diell.
6.08 - Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.
7.08 - Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.
8.08 - Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e vonë në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.
