Temperatura mbi 40 gradë, Spanja e Gjermania luftojnë me shpërthime të zjarreve - NACIONALE

Temperatura mbi 40 gradë, Spanja e Gjermania luftojnë me shpërthime të zjarreve

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mes një vale të pazakontë të të nxehtit në Evropën Perëndimore, zjarrfikësit në Spanjë dhe Gjermani ditën e dielë luftuan për të frenuar zjarret e shumta.

Sipas autoriteteve rajonale në Zamora, Spanjë është shkaktuar dëm i madh me mbi 25,000 hektarë të djegur, ndërsa zyrtarët gjermanë thanë se banorët e tre fshatrave pranë Berlinit janë evakuuar për shkak të afrimit të një zjarri të egër.

Ekspertët e lidhin periudhën anormalisht të nxehtë për Evropën me ndryshimet klimatike, ku në shumë qytete spanjolle gjatë gjithë javës termometrat kanë treguar mbi 40 gradë Celsius, edhe pse në një kohë të zakonshme një rritje e tillë pritet gjatë muajin gusht,

Por, këtë vit mungesa e reshjeve të shiut e kombinuar me erërat e forta kanë krijuar kushtet e favorshme për shpërthime të zjarreve.

Nga Spanja nuk pa pasur raportime për viktima, ndërsa është bërë e ditur se zjarret kanë përfshirë edhe tre pjesë të Katalonjës verilindore, Lleida, Tarragona dhe një park natyror në Garaf, në jug të Barcelonës.

Zjarrfikësit kanë njoftuar se vetëm gjatë javës së kaluar, u japë përgjigjur mbi 200 zjarreve në Katalonjë.

Ndërkohe, në Gjermani, erërat e forta kanë ndezur flakët rreth 50 kilometra në jugperëndim të Berlinit, duke bërë që zyrtarët të shpallin një gjendje të jashtëzakonshme ditën e shtunë.

Fshatarëve në Frohnsdorf, Tiefenbrunnen dhe Klausdorf iu është kërkuar që të strehohen në një qendër komunitare në qytetin e afërt të Treuenbrietzen.

Pas një periudhe të nxehtësisë intensive me pak shi, edhe Gjermania ditët e fundit është përballur me zjarre të shumta. Agjencia kombëtare e motit të vendit tha se ditën e dielë termometri kishte treguar temperatura deri në 38 gradë Celsius.

Lajme të ngjashme