Kuvendi i LDK-së të enjten, Hoti: Një LDK që e ul kokën përballë humbjeve nuk i shërben Kosovës
Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se Kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë, i thirrur nga delegatët për votëbesim ndaj Lumir Abdixhikut, është mekanizëm demokratik për të kërkuar llogaridhënie pas rezultateve të dobëta zgjedhore.
Ai ka deklaruar se LDK-ja nuk duhet të pajtohet me humbjet dhe ka kërkuar një parti më të fortë për përballje politike.
“Një LDK që e ul kokën përballë këtyre humbjeve nuk i shërben Kosovës”, ka shkruar Hoti.
Sipas tij, Kuvendi nuk është thirrur kundër Lumir Abdixhikut, por për të hapur një proces demokratik për të ardhmen e partisë.
Hoti ka theksuar se lidershipi i ri duhet të zgjidhet përmes zgjedhjeve të rregullta brenda LDK-së dhe jo përmes marrëveshjeve apo ndikimeve nga jashtë.