"Kush mundet largohet", mediat italiane shkruajnë për ikjen masive të kosovarëve
Pikërisht në ditën kur doli Jusuf Azemi me ankesën e radhës për punëtorët kosovarë, një media e huaj ia kushtoi një artikull vendit tonë.
Bëhet fjalë për agjencinë italiane të lajmeve, Ansa.
Përmes një artikulli të zgjeruar, duke folur edhe ekspertë të fushës, bëhet i ditur rrugëtimi i kosovarëve, kryesisht atyre të mitur deri në Itali.
Tutje këtu Kosova përshkruhet si shtet i ndjeshëm, ndërsa kritikohet fakti se si kosovarët me t'u pozicionuar në Trieste, qytetin kufitar me Zvicrën, përdoren në sektorë të vështirë, pra në punë të rënda.
Përveç kësaj, Riccardo Roschetti e përshkruan Kosovën si një vend ku njerëzit ikin për shkak të pasigurisë për të krijuar një jetë të mirë.
