Kurti zhvillon një bisedë të rëndësishme: Me nënsekretarin amerikan flasin për marrëveshjen me Serbinë - NACIONALE

Kurti zhvillon një bisedë të rëndësishme: Me nënsekretarin amerikan flasin për marrëveshjen me Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një tjetër bisedë telefonike me Derek Chollet, këshilltar special në Departmentin Amerikan të Shtetit.

Siç ka bërë të ditur kryeministri në një shkrim në Twitter, me zyrtarin amerikan kanë biseduar për nevojën e arritjes së marrëveshjes me Serbinë, me qendër në njohjen reciproke.

“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë në qendër të njohjes reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Chollet, deri më tani nuk ka dhënë detaje rreth kësaj bisede mes tyre.

Vlen të theksohet, se ky i fundit bisedoi me Kurtin edhe para tre jave, ku i kishte kërkuar ta shtyjë zbatimin e vendimit për target.

Sidoqoftë, një kërkesë e tillë e ShBA-së, nuk ishte dëgjuar nga Kurti, gjë për të cilën aleati i Kosovës edhe u shpreh i zhgënjyer.

Lajme të ngjashme