Kurti përgatitet para takimit me Vuçiqin, poston fotografi nga Brukseli - NACIONALE

Kurti përgatitet para takimit me Vuçiqin, poston fotografi nga Brukseli

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas njoftimit se Këshilltari i Lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ky i fundit ka postuar edhe një fotografi në “story” të Facebook.

Nga Brukseli, Kurti ka postuar fotografi ku duket i shoqëruar me ekipin e tij, ndërsa ka shkruar se “janë duke u përgatitur”

“Në Bruksel duke u përgatitur për takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut i cili do të zhvillohet nesër,”- ka shkruar Kurti.

Kujtojmë se më 2 maj, kryeministri Kurti do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuciq ku edhe do të shpaloset për herë të parë draft-statuti fillestar për Asociacionin.

Lajme të ngjashme