Kurti nga Berlini: Kosova vijon të mbetet konstruktive drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë - NACIONALE

Kurti nga Berlini: Kosova vijon të mbetet konstruktive drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në kuadër të vizitës së tij në Berlin gjatë Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka realizuar një takimesh me personalitete të rëndësishme ndërkombëtare.

Gjatë një takimi me Sekretaren e Përgjithshme të Internacionales Socialiste, Benedicta Lasi, dhe Kryetarin e SPD-së, deputetin e Bundestagut gjerman, Lars Klingbeil, Kryeministri Kurti ka vënë theksin në thellimin e bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat.

Në bisedat me Sekretaren Lasi, ZKM njoftoi se u diskutua "mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit brenda familjes politike të spektrit të majtë socialdemokrat dhe promovimit të vlerave të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë e barazisë për të gjithë".

Ndërkaq, në takimin me Kryetarin e SPD-së Klingbeil, Kryeministri Kurti ka diskutuar mbi dinamikën e situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe procesin e dialogut me Serbinë.

Ai citohet të ketë thënë se "Kosova vijon të mbetet konstruktive e aktive në proces, drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke."

Lajme të ngjashme