Kurti në një turnir futbolli në Kamenicë: Si i vogël shkoja në stadium për ta parë Muharrem Sahitin e Fadil Vokrrin - NACIONALE

Kurti në një turnir futbolli në Kamenicë: Si i vogël shkoja në stadium për ta parë Muharrem Sahitin e Fadil Vokrrin

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkuar në turnir të mbajë një fjalim në turnirin e futbollit që po mbahet atje.

Kurti në Kamenicë e përshëndeti ish-futbollistin e njohur, Muharrem Sahitin, për të cilin tha se kur ka qenë i ri, ka shkuar në stadium të Prishtinës për ta parë teksa luante.

Pos Sahitit, Kurti njëjtë ka thënë edhe për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin.

“E përshëndes në mënyrë të veçantë ish-futbollistin, Muharrem Sahitin. Po them në mënyrë të veçantë sepse kur unë kam qenë në moshën e këtyre fëmijëve, unë kam shkuar në stadiumin e Prishtinës, që tash e mbanë emrin ‘Fadil Vokrri’, që ta shikoj Muharrem Sahitin, duke luajtur bashkë me Fadil Vokrrin”, tha Kurti në Kamenicë.

Lajme të ngjashme