Kurti: Në fund të gushtit pritet takimi i radhës në dialogun Kosovë - Serbi - NACIONALE

Kurti: Në fund të gushtit pritet takimi i radhës në dialogun Kosovë - Serbi

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur një ditë pas arritjes së marrëveshjes me MCC-në.

Në një paraqitje televizive për Zërin e Amerikës, i pari i ekzekutivit kosovar foli gjithashtu edhe për bisedimet me Serbinë.

Madje, ai dha detaje rreth asaj se pse u shtye takimi i paraparë me 19 korrik.

"Synimi ishte të takoheshim me 19 korrik. Megjithatë, Beogradi zyrtar kërkoi një shtyerje më shumë se njëmujore. Kësisoj, mbase një takim i tillë mund të mbahet në fund të Gushtit", tha Kurti.

Përveç kësaj, Kurti shtoi se ndër të tjerash se nuk e ka ndërmend të zbatojë Asociacionin, pasi i njëjti në të shtatë kapitujt është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese.

Lajme të ngjashme